Juncker: Marrëveshja aktuale me Britaninë është e vetmja e mundshme

schedule14:32 - 11 Dhjetor, 2018

schedule 14:32 - 11 Dhjetor, 2018

Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker deklaroi pak orë para takimit me kryeministren britanike Theresa May, se marrëveshja aktuale e arritur për daljen e vendit nga Bashkimi Europian, është e vetmja e mundshme.

Në Këshillin Europian do të kemi një të ftuar surprizë: Brexit. Jam i befasuar sepse kishim rënë dakord me qeverinë britanike dhe me sa duket kanë dalë probleme tashmë që jemi në gjysmë të rrugës”.

Në këtë mënyrë presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka komentuar atë që do të ndodhë në seancën e radhës të Parlamentit Europian përsa i përket samitit të radhës të Këshillit Europian.

Juncker konfirmoi se do të takohet me kryeministren britanike Theresa May mbrëmjen e së martës. Por ai theksoi se marrëveshja e arritur me Londrën për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, është e vetmja  e mundshme dhe nuk ka asnjë mundësi manovrimi për një raund të ri negociatash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!