Juncker: Europa nuk do të rrëzohet në fund të mandatit tim

schedule11:23 - 31 Dhjetor, 2018

schedule 11:23 - 31 Dhjetor, 2018

Pas përfundimit të mandatit të tij si president i Komisionit Europian në nëntor të 2019-ës, Zhan Klod Junker premtoi se do i përkushtohet jetës private. Në një intervistë për mediat gjermane ai foli për shumë tema të rëndësishme madje dhe për pasardhësin e tij.

Bashkimi europian nuk do të rrëzohet në përfundim të mandatit tim. Është i bindur për këtë Zhan KLod Junker Presidenti i Komisionit Europian i cili që nga 1 nëntori 2019 nuk do të mbajë këtë post. Ai theksoi se nuk duhet të ketë dëshpërim dhe pse shqetësimi është më se me vend. Ndërsa për zgjedhjet europiane ai u shpreh se partitë tradicionale nuk duhet të bëhen hije e populistëve.

Në një intervistë për gjermanen “Velt am Sontag” Junker bëri apel që të munden populistët pasi ata nuk kanë asnjë zgjidhje reale për problemet kombëtare.

Numri një i ekzekutivit europian ndër të tjera tha se ishte i shqetësuar për përpjekjet e paligjishme për të ndikuar në zgjedhjet europianee. Ai u bëri apel të gjitha vendeve të Bashkimit Europian që të jenë të bashkuar në një front dhe të përballen me hakerat e Rusisë dhe Kinës.

Duke e cilësuar si të parakohshëm një bilanc të presidencës së tij, Junker nuk përmendi asnjë emër për atë që mund të jetë pasardhësi i tij dhe as nuk pranoi se mbështeste kandidatin e partisë popullore europiane, gjermanin Manfred Ueber. Junker u shpreh se në përfundim të manatit do i përkushtohej jetës private.

Ai theksoi se do të ishte shumë e pavend nëse çështja e emigrantëve do të kthehej në një temë kryesore për fushatën elektorale në zgjedhjet europiane. Kjo sepse sipas tij, ky problem është i rëndësishëm, por shumë larg të qënit problem më i madh i Bashkimit Europian.

Junker foli dhe për Brexit duke thënë se do të ndodhë pasi populli britanik vendosi kështu. Ai i bëri apel Londrës që të gjejë një marrëveshje dhe të tregohen të qartë për atë që duan në të ardhmen. Kjo sepse marrëdhëniet me Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë të qarta dhe në respekt të rezultatit të referendumit popullor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!