Në një intervistë për ‘L’Interista’, ish-sulmuesi i zikaltërve, Julio Cruz , foli edhe për Lautaro Martinez.
“Jam i lumtur për të, ai nuk ka nevojë për ndonjë këshillë të veçantë. Si të gjithë ameriko-latinët që mbërrijnë në Itali, ai duhej të përballet me një proces përshtatjeje.
Atë e ka pasur në vitin e tij të parë,kur filloi të njohë futbollin italian dhe kulturën italiane. Sot mund të shihni gjithë punën që ka bërë.
Jam i lumtur sepse shoh që edhe sot argjentinasit te Interi vazhdojnë të shkruajnë historinë e këtij klubi të lavdishëm, që i do argjentinasit”./ h.ll./abcnews.al