Juan Jesus për Acerbin: U tregua racist, por më kërkoi falje menjëherë

schedule12:07 - 18 Mars, 2024

schedule 12:07 - 18 Mars, 2024

Inter dhe Napoli janë ndarë në barazimin 1-1 mbrëmjen e së dielës.

Një episod që nuk kaloi pa u vënë re ishte edhe konflikti në fushë gjatë pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 59’ mes Acerbit dhe Juan Jesus.

Mbrojtësi brazilian theksoi se Acerbi ishte treguar racist kundrejt tij, edhe pse në fund, Juan Jesus theksoi se Acerbi kërkoi falje.

“Acerbi është një djalë i mirë, por tha disa gjëra jo të bukura. E kaloi limitin, por më pas e kuptoi që e kishte ekzagjëruar dhe më kërkoi falje. Janë episode që ndodhin në fushë dhe unë preferoj t’i lë aty”, u shpreh Juan Jesus.

Megjithatë, mbrojtësi i Interit rrezikon një pezullim dhe një gjobë të majme, pasi edhe kamerat kanë fiksuar Juan Jesus që i drejtohet gjyqtarit dhe i thotë : “Më tha zezak, kështu nuk është mirë”./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!