Ju zë gjumi menjëherë sapo shtriheni? Çfarë do të thotë kjo për ju

schedule22:38 - 3 Qershor, 2022

schedule 22:38 - 3 Qershor, 2022

Deri tani, të gjithë jemi mësuar të dëgjojmë se gjumi është i rëndësishëm për mirëqenien tonë të përgjithshme. Megjithatë, përveç gjumit cilësor, koha që duhet për të fjetur është po aq e rëndësishme. Nëse nuk ju zë gjumi për 20 – 30 minuta mund të jetë një shenjë e pagjumësisë, thonë ekspertët.

Por nëse bini në gjumë sapo koka prek jastëkun, fajtori mund të jetë një çrregullim gjumi ose përgjumje e tepruar. Alkooli, dhimbjet kronike, disa medikamente, dremitjet e mosha mund të ndikojnë. Por faktori më i madh përgjegjës për përgjumjen është një neurotransmetues i quajtur adenozinë.

Kjo ndodh sepse adenozina ndikon në qendrat e gjumit dhe të zgjimit të trurit duke inkurajuar zgjimin. Kur nivelet janë të larta, ajo inkurajon zgjimin ( duke mos iu lënë të flini) por kur nivelet e adenozinës ulen, nxit përgjumjen. Përgjumja e tepërt është problematike.

Mund të jetë një shenjë se na mungon gjumi i duhur sepse shpesh zgjohemi gjatë gjithë natës. Përveç kësaj, ajo është e lidhur me kushte të tjera të rëndësishme shëndetësore si privimi i gjumit, apnea e gjumit dhe narkolepsia, sipas Verywell Health. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!