Fabio Capello është ndalur gjatë te gjendja e vështirë e Milanit. 73-vjeçari ka fituar gjithçka me kuqezinjtë dhe ka një lidhje të fortë më ta. Gjithsesi, ekipi aktual nuk e gëzon aspak, madje e acaron. Në prononcimin e tij për Radio Anch’io Sport, Capello zbulon problemin më të madh që ka “Djalli”, teksa nuk i kursen kritikat ndaj kapitenit Romagnoli dhe sulmuesit Leao.
“Skuadra ndodhet në vështirësi dhe shihet qartë që lojtarët nuk janë të një niveli të lartë. Luajnë me frikë dhe kanë pak personalitet. Paqueta vlen, por nuk po e tregon. Leao më nervozoi në ndeshjen kundër Lazios. Duhet të kuptojë se luhet edhe kur nuk ka topin në zotërim, por nuk e bëri diçka të tillë.
Mendoj se problemi më i madh i Milanit ekziston në kokat e lojtarëve. Kur mungon kualiteti, edhe koka nuk funksionon më. Situata e klubit mund të ketë ndikimin e vet. Nuk shoh një lider, një kapiten, një lojtar që ndihmon trajnerin dhe arrin të bashkojë grupin e lojtarëve“, përfundon Fabio Capello.