Të qenit në formë fizike të mirë por në të njëtën kohë edhe të shëndetshëm është ndër sfidat me të cilat të gjithë ne përballemi në ditët e sotme por që jo gjithmonë arrijmë të kemi rezultatet e dëshiruara. Kjo vjen në rradhë të parë si pasojë e ritmeve frenetike me të cilat na përball jeta, duke bërë që t’i kushtojmë më pak rëndësi vetes, por më së shumti si pasojë e zgjedhjeve tona të gabuara si: jeta sedentare, dietë e varfër ushqimore apo mosmarrja me aktivitet fizik. Rezultati? – 2.1 miliardë njerës kudo në botë të vuajnë nga mbipesha.
Kjo është edhe arsyeja që jo pak herë, pra kur kuptojmë që kemi marrë shumë peshë dhe nuk jemi të kënaqur me pamjen tonë të vihemi në kërkim të alternativave që të na garantojnë zgjidhje të problemeve të mbipeshës në mënyrë të shpejtë por njëkohësisht edhe të sigurt dhe padyshim një ndër këto zgjidhje është ajo e Balonit Gastrik.
Çfarë është proçedura e Balonit Gastrik?
Baloni gastrik është një proçedurë bashkëkohore jokirurgjikale që po fiton gjithmonë e më shumë popullaritet te personat të cilët duan të humbasin peshë në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme kjo si një alternativë ndaj trajtimeve kirurgjikale të mbipeshës & Obezitetit.
Kjo procedurë konsiston në vendosjen në stomak të një baloni (tullumbace) të butë, i cili vendoset në stomak në rrugë endoskopike me ndihmën e gastroskopit, procedurë e ngjashme me atë të një gastroskopie të thjeshtë. Ky balon vendoset në stomak për një periudhë 6 mujore – 1 vit (pas kësaj periudhe baloni hiqet po në rrugë endoskopike), dhe gjatë kësaj periudhe, duke qenë se baloni zë një hapësirë të konsiderueshme të stomakut, pacienti ndihet i ngopur më shpejt duke reduktuar kështu në mënyrë të konsiderueshme sasinë e ushqimit që merr gjë që e ndihmon të bjerë nga pesha. Por ashtu si edhe çdo proçedurë tjetër që aplikohet për rënien nga pesha edhe në këtë proçedurë pacientit i kërkohet që të adaptojë ndryshime të shëndetshme në mënyrën e jetesës përfshirë këtu një dietë të shëndetshme ushqimore dhe marrja me aktivitet fizik.
Baloni siç theksuam edhe më lart mbahet nga pacienti për një periudhë nga 6 muaj-1 vit dhe në fund të kësaj periudhe pacienti ka një rënie të konsiderueshme peshe prej rreth 14-19 kilogram.
Ajo që vlen të theksohet dhe është shumë e rëndësishme është që përpara se pacienti t’i nënshtrohet kësaj proçedurë duhet të paraqitet për një konsultë të specializuar me mjekun specialist gastroenterolog i cili do të bëjë vlerësimin e përgjithshëm mjekësor të pacientit dhe vetëm më pas do të vendosë nëse pacienti i plotëson apo jo kushtet për t’ju nënshtruar një proçedure të tillë.
Cilat janë avantazhet që ofron Baloni Gastrik?
Krahasuar me procedurat kirurgjikale të tilla si: Bypass gastrik, Palosja gastrike, unaza etj, avantazhet që ofron Baloni Gastrik janë:
- Ёshtë proçedurë jokirurgjikale, miniinvazive (pra nuk aplikohet anestezi e përgjithshme)
- Kryhet në kushte ambulatorike
- Zgjat shumë pak (20 minuta) dhe brenda ditës pacienti kthehet në shtëpi
- Ёshtë procedurë e sigurt dhe më e rëndësishmja shumë efikasë dhe rezultative
Nisur nga numri gjithmonë në rritje i kërkesës së pacientëve për këto lloj proçedurash dhe trajtimesh mjekësore, Spitali Hygeia prej vitesh tashmë aplikon me shumë sukses këtë proçedurë bashkëkohore & jo kirurgjikale, dhe specifikisht atë të Balonit Gastrik Spatz3.
Dr.Plarent Kapo
Gastroenterolog & Endoskopist
Spitali Hygeia: 04 23 90 000