“Ju lutem, kini mëshirë!” Plas dajaku në koncertin e këngëtarit të njohur

schedule14:41 - 9 Qershor, 2022

schedule 14:41 - 9 Qershor, 2022

Një incident i paprecedent ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtarit të njohur grek, Vasilis Karas, kur 2 grupe janë përleshur me artistin grek që i “lutej” të ndalonin sherrin.

“Ju lutem kini mëshirë”, dëgjohet të thotë Karas sipas videove të postuara në rrjetet sociale.

Kliko këtu për të parë videon

Pavarësisht thirrjeve të këngëtarit për të ndaluar, dy grupet vazhduan të godasin njëri-tjetrin me tavolina, karrige dhe çfarë do lloj objekti tjetër që u gjendej përpara.

Është dashur ndërhyrja e rojeve të sigurisë për t’i dhënë fund sherrit.

Koncerti i Vasilis Karas po zhvillohej në qytetin e Melburnit të Australisë.

/abcnews.al./