“Ju luta, por shefi më futi në mes dhe më goditi”! Gruaja e avokatit që u arrestua: Lleshaj merr masa

schedule22:19 - 27 Tetor, 2020

schedule 22:19 - 27 Tetor, 2020

Avokati Gjergj Neli ndodhet pas hekurave pas incidentit që ndodhi mesditën e sotme në Lezhë, që nisi pas sherrit me fqinjët për 2 stola dhe përfundoi, sipas policisë me dhunë ndaj efektivëve. Gruaja e tij, Shaqe Marinaj, e cila është njëkohësisht edhe zv/kryetare e Dhomës së Avokatisë në Lezhë rrëfeu për mediat versionin e saj të konfliktit. Ajo tha se u godit dhe dhunua së bashku me burrin nga policia dhe për këtë arsye denoncoi njërin nga efektivët, Myrteza Mehmetin. Shaqe Marinaj kishte një apel për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj që të veprojë sa më shpejt.

Ishte në mes të dy policëve, i thash shefe të lutem, ne na njeh e gjithë Shqipëria dhe vijmë vete në polici. Kemi vënë dy stola për t’u ulur njerëzit, aty është pronë e jona dhe paguajmë qiranë. Arsyeja që ka ushtruar dhunë është se është njoftuar nga ky person, që është kallëzuar nga ne për vjedhjen e një tavoline. E ka sjellë prapë pasi u zbulua. Ky person që është kallëzuar ka mbledhur firma nga pallati për të hequr këto dy stola.

Ky polic, Myrteza Mehmeti, përdor dhunë edhe ndaj të miturit në polici. Një rast e kemi denoncuar, dhe prandaj mundohet të sjellë konflikte. Më dhemb supi dhe koka edhe tani nga dhuna që ushtroi, isha në mes, më goditi edhe mua. Njoftova shefin e SHCBA-së, i lashë mesazhe që dua të bëj një denoncim ndaj një punonjësi të policisë, se në këtë shtet nuk jemi të sigurt. Ky shtet dhe këta policë nuk është rasti i parë i denoncimit. Unë isha një femër dhe ai nuk duhet të përdorte dhunë. Ministri Lleshaj të marrë masa urgjente.

Avokati Neli vuan nga shumë sëmundje, nga zemra, prostata dhe mëlçinë e zezë, ndërsa policia jo vetëm ushtroi dhunë, por e lanë në komisariat. Kamerat e sigurisë kam kërkuar që të sekuestrohen që tani nga prokuroria, pasi ata janë një grup kriminelësh që veprojnë në territorin e Lezhës dhe kanë mbështetje nga persona me tagër në qeveri apo edhe deri deputetë në Kuvend, ata duan të jenë vetë ata në Lezhë askush tjetër” tha ajo. Sherri i çiftit të avokatëve nisi për dy stola që kishin vendosur poshtë pallatit ku kishin edhe zyrën, por që kundërshtohej nga banorët./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!