Ka shumë arsye pse njerëzit pushohen nga puna, por sipas traineres së karrierës Margaret Buz, tre janë më të zakonshmet. Cilat janë ato? Zbulojini më poshtë!
Nuk jeni efektiv
Nëse vazhdimisht keni vendime të gabuara ose nuk keni arritur qëllimet e vendosura, atëherë këto mund të jenë arsyet që jeni pushuar nga puna. Nëse e kuptoni se performanca juaj nuk ishte e kënaqshme, përpiquni të mendoni për mënyra si të përmirësoheni.
Keni sjellje të gabuar
Nëse mungoni shumë ditë në punë ose shkoni me vonesë gjatë gjithë kohës, ndoshta ka ardhur koha të merrni ca “pushime” nga puna.
Shkurtimet nga puna
Është e dhimbshme të humbasësh punën për shkak të ristrukturimit ose shkurtimeve buxhetore. Megjithatë, edhe në këtë rast, mos harroni se zakonisht largohet ai për të cilin kompania do të ndjejë më pak peshë, qoftë profesionalisht apo personalisht. /abcnews.al