Ju janë shfaqur shenja të errëta nga dielli? 3 mënyra natyrale për t’i hequr qafe

schedule15:55 - 2 Gusht, 2022

schedule 15:55 - 2 Gusht, 2022

Njollat në lëkurë më së shpeshti shfaqen si pasojë e ekspozimit të zgjatur ndaj rrezeve të diellit. Më shumë bien në sy në fytyrë por shpesh shfaqen edhe në shpatulla, qafë dhe shpinë. Por për fat të mirë, ka mënyra natyrale për t’i hequr qafe ato.

Pse shfaqen njollat e errëta në lëkurë?

Shkaku më i zakonshëm i njollave të errëta në fytyrë është zakonisht ekspozimi afatgjatë ndaj rrezeve të diellit. Kjo nuk është e vetmja arsye sepse një rol të madh luajnë mosha dhe gjenetika, por dhe shumë faktorë të tjerë. Stresi është gjithashtu një prej tyre.

Gjithashtu dhe sëmundjet e mëlçisë, menopauza, konsumimi i cigares por edhe mungesa e vitaminës B12 apo C. Ka disa mënyra natyrale për të hequr qafe njollat ​​e errëta të shkaktuara nga rrezitja , por para çdo aplikimi, është mirë të konsultoheni me një dermatolog.

Majdanozi është i pazëvendësueshëm

Kjo barishte është një mjet shumë efektiv që largon në mënyrë të përsosur njollat ​​nga dielli dhe aknet. Më efektive është nëse përdoret si locion. Kjo është mënyra se si ta përgatisni: Merrni disa gjethe të freskëta majdanozi, shtoni 2 decilitra ujë dhe i zieni derisa të vlojnë.

Kulloni mirë dhe lëngun e përftuar përziejeni me 3 decilitra ujë mineral. Hidheni locionin e majdanozit në një shishe qelqi dhe mbajeni në frigorifer. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje për të pastruar fytyrën.  Pikat dhe njollat ​ do të zhduken plotësisht nëse ky locion përdoret çdo ditë.

Provoni rrepkën e zezë

Rrepka e zezë është e mrekullueshme për të hequr pikat e zeza ose shenjat e akneve nga lëkura. Është gjithashtu e mirë për të hequr njollat ​​nga dielli. Maska përgatitet duke grirë në rende të imët rrepkën e freskët dhe më pas e përziejmë me 2 decilitra kos.

Mbulojeni fytyrën e pastruar më parë me garzë, më pas aplikojeni maskën mbi të dhe lëreni të veprojë për rreth gjysmë ore. Pas kësaj, lani fytyrën me ujë. Përsëriteni procedurën një herë në javë për të paktën një muaj, derisa njollat ​​në fytyrën tuaj nga dielli të zhduken.

Largoni njollat ​​e diellit me lëng limoni

Limoni përmban acid citrik, i cili zbardh në mënyrë efektive njollat ​​e errëta dhe njollat ​​e diellit në fytyrë, por duhet të aplikohet rregullisht. Megjithatë, aplikimi i shpeshtë i lëngut të limonit në lëkurë mund të shkaktojë acarim të ndjekur nga një ndjesi e pakëndshme djegieje.

Për të shmangur këtë, përziejeni me pak mjaltë dhe aplikojeni si maskë. Prisni një limon në feta të holla dhe fërkoni çdo ditë zonat e prekura nga njollat ​​​​ose përzieni lëngun e limonit me një lugë çaji mjaltë dhe aplikojeni në të gjitha zonat problematike.

Lëreni të veprojë për rreth gjysmë ore dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!