Kanë ardhur ditët e dimrit dhe bashkë me to edhe veshjet më të ngrohta. Mbajtja e rrobave më të trasha të dimrit nuk është e lehtë, ndaj mund të ndodhë që ta lajmë pulovrën në temperaturë të gabuar, gjë që mund të shkaktojë tkurrjen e saj. Por, kjo nuk do të thotë që duhet të hidhni pulovrën tuaj të preferuar.
Mund ta riktheni në gjendjen fillestare duke përdorur një truk të thjeshtë. Fillimisht, lagni pulovrën në një legen me pesë litra ujë, më pas shtoni dy decilitra balsam për flokët. Ndërsa qëndron në ujë, shtrijeni nga të gjitha anët, më pas lëreni brenda natës në një enë me ujë.
Në mëngjes shtrijeni sërish pulovrën, formësoni me duar dhe lëreni edhe për 45 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe më pas shtrydheni. Pas kësaj, lëreni të thahet. /abcnews.al