Mediet italiane raportuan se gjatë pushimit të ndeshjes së Champions League mes Atalantas dhe Midtjylland ka ndodhur një incident mes trajnerit të bergamaskëve, Gian Piero Gasperini dhe kapitenit të ekipit, Papu Gomez.
Që pas asaj ndeshje argjentinasi është lënë jashtë formacionit të parë dhe në janar ai pritet të largohet nga Atalanta. Milani është klubi më i mundshëm për ta blerë, si zëvendës i Hakan Çalhanoglu.
Largimin e paralajmëron edhe vetë shoku i Gjimshitit, që në një postim në Instagram shkruan se pas ikjes së tij, ai do të tregojë edhe të vërtetën se çfarë ka ndodhur atë ditë mes tij dhe trajnerit të Atalantas.
“Të dashur tifozë, unë po ju shkruaj këtu sepse nuk kam mjet tjetër për të mbrojtur veten ose për të folur direkt me ju. Thjesht dua të them se kur të largohem, ju do të dini të vërtetën mbi gjithçka. Ju më njihni mirë, e dini kush jam. Ju dua! Kapiteni juaj”, shkruan Papu Gomez. /abcnews.al