Ju bullizojnë në vendin e punës? Mësoni si duhet të veproni

schedule15:25 - 1 Mars, 2023

schedule 15:25 - 1 Mars, 2023

Edhe pse shumë besojnë se bullizimi ndodh vetëm në fëmijëri, për fat të keq, bullizimi nuk ndalet edhe pasi të bëheni të rritur.

Bullizmi mund të bëhet nga shefi ose kolegu, partneri, fqinji, anëtarët e familjes dhe në përgjithësi sjellje të tilla mund të hasim në çdo mjedis me grupe njerëzish të ndryshëm. Ngacmimi i të rriturve është një problem serioz dhe duhet të trajtohet menjëherë, kështu që në disa raste mund të nevojitet ndërhyrje ligjore.

Ngacmimi në vendin e punës quhet ‘mobbing’, nga fjala angleze mob (ngacmim, frikësim).

Cilat janë karakteristikat e mobingut?

* Sjellje ngacmuese ndaj jush (fyerje personale ose profesionale, poshtërim)

* Përjashtimi nga aktivitetet e zakonshme brenda dhe jashtë mjedisit profesional

* Transferimi i komenteve negative që nuk ekzistojnë për ju te eprorët tuaj

* Komentet e synuara dhe keqdashëse nga kolegët

Në rast se përjetoni sjellje ngacmuese, mos i vlerësoni si të parëndësishme dhe hyni në procesin e justifikimit të atij që ju ngacmon. Në vend të kësaj, ndihmoni veten për të dalë nga kjo situatë. Si?

Ndaloni të jeni viktimë

Ju nuk e meritoni një sjellje të tillë nga askush dhe nuk duhet të toleroni të nënçmoheni dhe degradoni. Fuqizojeni veten duke e përsëritur këtë mendim çdo ditë.

Vlerësoni opsionet tuaja

Mos harroni se në shumicën e rasteve, ju mund të zgjidhni se si të përgjigjeni kur dikush ju ngacmon. Në vend që të ndiheni si viktima e pafuqishme e sjelljes së dikujt, është e rëndësishme të jeni strategjik në trajtimin e saj dhe jo vetëm t’i përgjigjeni sjelljes abuzive të personit tjetër.

Vepro menjëherë

Mos lejoni që situata të përjetësohet. Së pari përpiquni të qetësoheni dhe më pas shkoni të flisni me dhunuesin. Ekziston mundësia që ai të mos e dijë se çfarë u shkakton të tjerëve sjellja e tij, thjesht sepse askush nuk ia ka treguar atë. Është më mirë të mos bëni një diskutim të nxehtë sepse viktima nuk do të gjejë të drejtën e tij.

Vendosni kufij

Kur ju jepet mundësia dhe jeni në një gjendje të qetë shpirtërore, shpjegoni dhunuesit sjelljen e tij, tregoni se çfarë ju shqetëson dhe si ndikon tek ju. Shpjegojini atij se cilët janë kufijtë tuaj dhe çfarë do të ndodhë nëse ai nuk u përmbahet atyre. Pas kësaj, gjëja e vështirë është të ruash kufijtë e tu.

Kërkoni ndihmë nga ekspertët

Nëpërmjet një marrëdhënie psikoterapeutike ose këshilluese do të keni mundësinë si të fuqizoni veten dhe të kuptoni nevojat tuaja reale, ashtu edhe të gjeni mënyra funksionale për të komunikuar me ata që ju rrethojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!