Jovic testohet për COVID-19, gazetari spanjoll zbulon përgjigjen

schedule14:58 - 12 Korrik, 2020

schedule 14:58 - 12 Korrik, 2020

Luka Jovic, sulmuesi i Real Madrid, para pak ditësh pati kontakt me një mikun e tij që doli pozitiv me COVID-19 dhe serbit iu desh të izolohej dhe të mos ishte kështu pjesë e grupit të lojtarëve që stërvitej nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Nga ai moment Jovic ka bërë dy teste, i fundit ditën e sotme. Sipas asaj që raporton gazetari Arancha Rodriguez, përgjigja ka dalë negative dhe sulmuesi i ekipit spanjoll mund të jetë i qetë.

Gjithsesi do të duhet ta bëjë edhe një test tjetër, në mënyrë që të mund të nisë përgatitjet me skuadrën. Momentalisht Jovic do të qëndrojë i izoluar, deri në kryerjen e testit të tretë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!