Vetëm 95 minuta të luajtura për Joviç këtë sezon me Real Madrid , gjë që bën të kuptohet se sulmuesi serb nuk e ka më vendin tek spanjollët.
Djaloshi është një sulmues i talentuar gjë për të cilën e ka vërtetuar në kohën kur luante në Frankfurt por duket se tek Reali nuk e ka patur këtë mundësi. “AS” raporton se veprimi i cili i vuri kapakun kësaj situate ishte gjatë ndeshjes me Elche kur ai doli në nxemje në pjesën e dytë e më pas nuk u aktivizua ai por Mariano Diaz.
Tashmë Real po kërkon ta largojë sulmuesin serb që në janar duke e nxjerrë në merkato zyrtarisht.
Inter dhe Arsenal janë favoritët për të fituar shërbimet e Luka Joviç por ende nuk është bërë një ofertë konkrete. Klubi zikaltër është rikthyer përsëri të interesohet për serbin por këtë herë shanset i ka të mëdha për ta sjellë djaloshin në Milano./h.ll/abcnews.al