“Joshua, ndodhi me të vërtetë!”, Bayerni bën postimin epik në Twitter

schedule23:54 - 14 Gusht, 2020

schedule 23:54 - 14 Gusht, 2020

Të mposhtësh 8-2 Barcelonën në një çerekfinale të Champions League, nuk të qëllon shpesh dhe tifozët e Bayern Munchen po shijojnë një mbrëmje magjike. Skuadra e tyre e zemrës i ka dërguar në qiellin e shtatë dhe kty triumf do të kujtohet gjatë.

Të gjithë janë në formë në kampin bavarez dhe klubi ka bërë një postim epik në Twitter. Në foto dallohet Joshua Kimmich i hutuar totalisht pas golit që shënoi, ku meritën kryesore e kishte Alphonso Davies.

Po Josh! Ndodhi me të vërtetë! E mposhtëm Barcelonën 8-2!“, lexohet në postimin e kampionëve të Gjermanisë, aty ku nuk mungojnë komentet e shumta, plot ilaritet dhe ironi. /abcnews.al