Shkarkimi i Mauricio Pochettinos dhe ulja e Jose Mourinhos në stolin e Tottenham, ndodhën shumë shpejt. Trajneri portugez do të qëndrojë në Londrën Veriore deri në vitin 2023 dhe një lajm i tillë është festuar te… Real Madrid!
“Special One” drejtoi klubin spanjoll gjatë viteve 2010-2013 dhe opsioni i rikthimit të tij në kryeqytetin spanjoll është përfolur shumë gjatë vitit të fundit. Florentino Perez e adhuron, ndërsa e kundërta ndodh me lojtarët e “Los Blancos”.
Presidenti e ka përdoruar shpesh emrin e tij për të motivuar ekipin që t’i rikthehet rezultateve pozitive. Mourinho u përfol për zëvendësimin e Lopeteguit, Solarit dhe Zidane, por rikthimi i tij nuk ndodhi kurrë.
Katalanasja Sport raporton se të gjithë janë çliruar pas kalimit të portugezit te Tottenham, sidomos kapiteni Sergio Ramos, teksa Perez duhet të gjejë një formë tjetër për të karikuar dhe motivuar Realin kur gjërat nuk shkojnë mirë. /abcnews.al