E përditshmja italiane La Repubblica raporton këtë të shtunë se Jose Mourinho mund të kthehet në Real Madrid sezonin e ardhshëm. Trajneri portugez i ka drejtuar spanjollët mes viteve 2010 dhe 2013 dhe që nga fillimi i sezonit të kaluar ka qenë me Romën, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2024.
Megjithatë, La Repubblica sqaron se deri më tani drejtuesit e Romës nuk kanë ndërmarrë asnjë hap drejt një vazhdimi të mundshëm të kontratës me portugezin, pasi nuk jenë plotësisht të kënaqur me punën e bërë deri më tani.
Për pjesën tjetër, Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, dhe Jose Mourinho kanë mbajtur, që nga largimi i portugezit, kontaktet e shpeshta dhe mundësinë që Carlo Ancelotti i cili, ashtu si Mourinho, ka kontratë deri në vitin 2024 të pensionohet në fund të sezonit.
Midis 2010 dhe 2013, Mourinho fitoi tre tituj (një La Liga, një Copa del Rey dhe një Superkupë), duke luftuar duele epike me Barcelonën e Pep Guardiolës./G.D abcnews.al/