Jose Gaya fillon rikuperimin, kthehet i pari në fushat stërvitore

schedule13:47 - 29 Nëntor, 2022

schedule 13:47 - 29 Nëntor, 2022

Kapiteni i Valencia, Jose Luis Gaya është rikthyer ditën e sotme, në kampin e Paternas, aty ku është ushtruar normalisht dhe ka thënë se fizikisht ndihet në “maksimumin” e tij.

Pasi e pati të pamundur, për të udhëtuar me kombëtaren e tij drejt “Katar 2022”, për shkak të një dëmtimi, mbrojtësi i krahut të majtë taashmë po punon në afërsi të klubit të Valencias.

Megjithëse kishte leje për t’u rikthyer disa ditë më vonë, kapiteni i Valencias ishte lojtari i parë, që filloi të stërvitej në Paterna nën urdhrat e teknikut Genaro Gattuso, në mënyrë që të jetë gati për përballjen e 31 dhjetorit kundër Villarrealit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!