Josa: Jemi të stresuar në 30-metrat e fundit, në pjesën e dytë ishim disi konfuzë

schedule16:15 - 20 Mars, 2022

schedule 16:15 - 20 Mars, 2022

Laçi u mposht në shtëpinë e tij nga Teuta e cila fitoi me rezultat minimal 1-0 me gol të shënuar nga Rubin Hebaj.

Një humbje kjo për kurbinasit të cilët tashmë janë në një moment “JO” në kampionat, teksa në 5 ndeshje kanë 2 humbje dhe 3 barazime.

Bardhezinjtë e Mirel Josës janë në një ngërç, ku sipas teknikut të tyre, ata tashmë vuajnë në pasimin e fundit.

“Përpjekjet tona ishin, sidomos në pjesën e parë. Pasimi i fundit nuk na mungoi vetëm sot, na ka munguar në të gjithë ndeshjet që kemi kërkuar rezultat. Sot ishte një pjesë e parë e interpretuar mirë nga ne. Në pjesën e dytë ishim disi konfuzë.

Ne kemi shkuar për të marrë ndeshjet tona, jo për t’i shkuar pas Tiranës. Nuk është siguri kualifikimi në Europë, skuadra mund të ketë pas stres në lidhje me mënyrën se si zgjidhen problemet në 30 metrat e fundit.

Guindo? Ai ka sakrifikuar shumë, në sulm dhe mbrojtje, ai është pikë referimi e jona. Ai duhet të ketë ndihmesë më të madhe nga Mazrekaj dhe Zulfiu. Guindo duhet të ketë afërsi me këta lojtarë, por edhe nga mënyra se si lëvizin këta lojtarë. Ndikon cilësia e këtyre lojtarëve për të filtruar në metrat e fundit.

Vendosja e mbrojtjes te goli i pësuar? Kemi të bëjmë me eksperiencën e lojtarëve. Janë shumë lojtarë që nuk ishin në vendosjen e duhur, jo vetëm një”, theksoi trajneri i Laçit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!