Josa i qëndron besnik lojtarëve fitues, Longo ka një dyshim, ja formacionet e mundshme

schedule10:21 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 10:21 - 9 Dhjetor, 2021

Kukësi dhe Laçi do të përballen mes tyre në ndeshjen e fundit të javës së 12-të të kategorisë superiore, takim që do zhvillohet në “Air Albania”, ora 13:45.

Supersfida e kësaj jave pritet të jetë e luftuar deri në fund, me skuadrat që duan të marrin fitoren , për arritjen e objektivave të tyre në këtë sezon.

Trajneri Mirel Josa ka grupin e plotë të lojtarëve në dispozicion dhe ndaj verilindorëve pritet të hedhë në fushën e lojës të njëjtin formacionin fitues ndaj Dinamos.

Nga ana tjetër Diego Longo për sfidën ndaj kurbinasve ka një dilemë. De Lukac nuk është stërvitur normalisht m grupin e lojtarëve për shkak të një shqetësimi, për të cilin tekniku italian do të vendos pak para ndeshjes nëse lojtari do të jetë gati, apo Hila do zërë vendin e tij dhe Bytyçi të pozicionohet në qendër të mbrojtjes.

Formacionet e mundshme:

Kukësi: Tafas, Dami, Lulaj, Bytyçi, Ndreca, Hila (De Lukac), Sh.Taipi, Gj.Taipi, Feijao, Milunovic, Basa. Trajner: Diego Longo

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignjatovic, Malota, Ziko, Deliu, Shehu, Lushjka, Zarubica, Mazrekaj, Guindo. Trajner: Mirel Josa /f.a/abcnews.al