Jordania ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael në shenjë proteste në shenjë proteste ndaj sulmeve të vazhdueshme izraelite në Gaza.
Tërheqja e ambasadorit këtë të mërkurë nënvizon qëndrimin e fortë të Jordanisë kundër agresionit izraelit dhe angazhimin e saj për të mbështetur kauzën palestineze.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve, Ayman Al Safadi, urdhëroi kthimin e menjëhershëm të ambasadorit.
Safadi udhëzoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që të njoftonte homologun izraelit se ambasadori i Jordanisë do të kthehej vetëm kur Izraeli të ndërpresë operacionet ushtarake në Gaza./abcnews.al