Jordania: Nevoja për një armëpushim në Gaza është urgjente

schedule22:05 - 30 Prill, 2024

schedule 22:05 - 30 Prill, 2024

Mbreti Abdullah II i Jordanisë nënvizoi nevojën për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës gjatë takimit të tij të martën me Sekretarin amerikan të Shtetit Anthony Blinken.

Monarku jordanez theksoi gjithashtu se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të adresuar krizën humanitare në Gaza, me një fluks të vazhdueshëm të ndihmës mjekësore, ushqimit dhe nevojave themelore për të mbuluar në mënyrë adekuate nevojat.

Duke theksuar nevojën për të mbrojtur popullsinë civile, ai dha alarmin për ndikimin e një sulmi të mundshëm të ushtrisë izraelite në Rafah, duke paralajmëruar se efektet shkatërruese të luftës në Rripin e Gazës mund të përhapen në Bregun Perëndimor, Jerusalem, por dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.

Mbreti Abdullah u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të luajnë një rol thelbësor në përpjekjet për të arritur paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme bazuar në zgjidhjen me dy shtete./abcnews.al