Jordania kritikon kufizimet në xhaminë Al-Aksa: Izraeli po luan me zjarrin

schedule14:06 - 12 Mars, 2024

schedule 14:06 - 12 Mars, 2024

Izraeli po “luan me zjarrin” dhe po e shtyn situatën drejt një shpërthimi. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, duke komentuar kufizimet e shpallura nga autoritetet izraelite për hyrjen në xhaminë Al-Aksa, vendi i tretë më i rëndësishëm në Islam, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Cituar nga mediat jordaneze, Safadi tha se Jordania, e cila është kujdestarja e vendeve të shenjta myslimane në Jerusalem, refuzon masën e vendosur nga Izraeli si masë sigurie për luftën në Gaza.

“Ne paralajmërojmë se përdhosja e shenjtërisë së xhamisë Al-Aksa është të luash me zjarrin,” tha Safadi në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryepeshkopin Paul Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare të Selisë së Shenjtë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!