Jordania dënon veprimet e Izraelit: Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza është një krim lufte

schedule12:05 - 14 Tetor, 2023

schedule 12:05 - 14 Tetor, 2023

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi dënoi të shtunën veprimet e Izraelit në Gaza, duke e akuzuar për shkelje të ligjit ndërkombëtar. Ai i etiketoi veprimet e Izraelit për të zhvendosur palestinezët nga Gaza si të papranueshme, të barasvlefshme me një krim lufte.

Gjatë një konference për shtyp, ministri tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë në mënyrë të vazhdueshme ndaj shkeljeve të statuteve ndërkombëtare. Safadi theksoi gjithashtu se prioriteti kryesor duhet të jetë sigurimi që ndihma humanitare të arrijë tek palestinezët në Rripin e Gazës.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë shkeljet flagrante izraelite të ligjit ndërkombëtar. Parandalimi i ndihmave nga Izraeli për të hyrë në Gaza dhe presioni i tij ndaj banorëve për t’u larguar janë shkelje të ligjit ndërkombëtar,” tha Safadi.

Më herët të shtunën, Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se furnizimet mjekësore të destinuara për banorët e Gazës kishin mbërritur në Egjipt afër vendkalimit Rafah, por nuk ishin vendosur ende pasi organizata priste për hyrje përmes vendkalimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!