Jordani, viktima dhe të zhdukur për shkak të përmbytjeve

schedule16:40 - 11 Nëntor, 2018

schedule 16:40 - 11 Nëntor, 2018

12 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë shpallur të zhdukur në Jordani për shkak të përmbytjeve të mëdha që kanë goditur Jordaninë. Siti arkeologjik i Petrës, një ndër më të rëndësishmit në Lindjen e Mesme, mbetet i mbyllur për turistët pasi është përfshirë nga uji dhe balta.

Autoritetet e konsiderojnë si përmbytjen më të madhe të 10 viteve të fundit. Shkak për të këtë janë bërë shirat e dendur, që kanë nisur të premten. Mësohet se mes 12 viktimave janë edhe dy fëmijë. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të zbuluar fatin e personave të zhdukur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!