“Jonathan”, loja e rrezikshme e fëmijëve, këshilla si mund ta shmangim

schedule08:26 - 20 Korrik, 2020

schedule 08:26 - 20 Korrik, 2020

Dy ditë më parë policia e shtetit ka njoftuar se është rishfaqur një tjetër lojë e rrezikshme në internet njëlloj sic ka qenë Balena Blu dhe Momo, lojëra të cilat kanë cuar drejt vetëvrasjes edhe fëmijë.

Bëhet fjalë për “Jonathan Galindo”, i cilësuar si përbindëshi i ri i fëmijëve, i cili është diskutuar edhe ditën e sotme në “Abc e Mëngjesit”, ku psikologia Lediona Braho ka dhënë këshilla si për prindërit ashtu edhe për fëmijët.

Gjithashtu, Mirgen Vataj nga Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë Alo 116 ka bërë edhe një herë thirrje për tu mbrojtur nga kjo lojë, duke mos anashkaluar asgjë në internet.

“Kanë raportuar disa fëmijë shqetësimet e tyre të aktiviteteve online. Besoj që policia ka bërë edhe një qasje të mirë besoj.Por që ka mbërritur në Shqipëri, ka mbërritur. Mund të dërgojë dikush një link me emrin Jonathan, në qofë se me Balenën Blu e kemi hasur ndryshe, tani mund ta gjejmë edhe me tik-tok. Pra, ai  kishtë kërcënuar se dinte emrin babait nqf se nuk vazhdote nivelin tjetër të lojës. Të paktën në Shqipëri mesa mbaj mend unë me balena blu, moshatarët paraqiteshin si balena blu dhe bullizonin shokun e tyre”, tha Vataj.

“Normal që për ne është shqetësuese, pasi qendrimi në ekrane fillon herët. Ajo çfarë tregojnë studimet, fëmijët fillojnë që në moshën 3 muajshme, pra bebe të rrinë para ekraneve.E rëdësishme është që prindërit kujdestar që merren me fëmijët kanë nevojë dhe përpiqen të rekomandojnë botën e fëmijëve. Pra nuk është mirë që një qasje kufizuese, si hiqe nga dora celularin. Pasi fëmijët rrinë në rrjetet sociale, ata përdorin video lojëra. Por mundohuni që t’i përdorni për argëtim”, u shpreh Braho.

Ndërkohë më tej,Vataj shtoi se: “Prindëri duhet të shoh se kur fëmija ka hyrë online. Ai që shpërndan lojën është komunitet. Jonathan është një njeri i maskuar si qen dhe të fton të marrësh pjesë në një lojë. Përderisa qëllimi i lojës është që fëmijët të bëjnë vetvrasje do të thotë që kemi të bëjmë  një gjë shumë të rrezikshme.

Në momentin që dikush i kontakton me emrin Jonathah, ata të mos i kthejnë përgjigje dhe e detyra nëse i dërgojnë një link të mos mundohen ta klikojnë. Shiko interneti është bërë  nga 3 pjesë kryesore, por në pjesën ‘dark’ ndodh gjithçka”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!