Jon Mersinaj është përfshirë në formacionin më të mirë të kampionatit kroat për të dytën javë radhazi, pasi Lokomotiva Zagreb ndali kryesuesit e Osijek.
Mbrojtësi ishte titullar dhe së bashku me shokët e tjerë të repartit nuk lejuan Osijek të shënonte gol. Mersinaj është vlerësuar me notën 7.6 nga Sofascore.
Qendërmbrojtësi është ftuar në të shkuarën nga trajneri Edy Reja në kombëtare, por dëmtimet e kanë penalizuar dhe nuk ka debutuar dot. / abcnews.al