Johnson: Sulmet në Kongresin amerikan, të turpshme

schedule08:13 - 7 Janar, 2021

schedule 08:13 - 7 Janar, 2021

Kryeministri britanik Boris Johnson iu bashkua  liderëve të tjerë botërorë duke dënuar dhunën në Shtetet e Bashkuara.

“Skena të turpshme në Kongresin amerikan. SHBA-ja mbështet demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit”, shkroi ai në Twitter.

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, i quajti ngjarjet totalisht të tmerrshme.

Turmat e zemëruara të protestuesve pro-Trump u përplasën me policinë dhe sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, Kapitol Hill, ku deputetët do të certifikonin fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!