Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar rënie të infektimeve me Covid-19.
Ndërkohë fushata e vaksinimit ka ndikuar në përmirësimin e situatës së koronavirusit, por kryeministri Boris Johnson ka bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm pavarësisht bilancit pozitiv të situatës.
“Mbretëria e Bashkuar po regjistron “progres” në rënien e infektimeve me Covid dhe në procesin e vaksinimit, por ne nuk duhet të mashtrojmë veten se rreziku është larguar. Për momentin nuk ka arsye që ne të ndërpresim masat për bllokimin”, është shprehur ai, ndërsa ka deklaruar se shumica e shkencëtarëve kanë paralajmëruar një valë të tretë infektimesh në vjeshtë.
/abcnews.al/