Johnson: Qeveria ruse është barbare dhe cinike

schedule21:16 - 10 Mars, 2022

schedule 21:16 - 10 Mars, 2022

Frenimi i Vladimit Putinit nga Ukraina sipas Boris Johnson mund të shtyjë Rusinë të përdorë armët e ndaluara, pasi forcat e tij nuk kanë arritur të bëjnë përparimin e pritur.

Kështu tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. Ai e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për një përpjekje “cinike” për të krijuar një pretekst për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Johnson tha se ka frikë se regjimi “barbar” i Kremlinit mund të jetë gati të përdorë armët e ndaluara.

Ata nisin e thonë se ka armë kimike, që janë grumbulluar nga kundërshtarët e tyre ose amerikanët. Dhe, kur ata vetë i pozicionojnë armët kimike – e kam frikë se mund ta bëjnë – ata i kanë gati këto pretendime të rreme. Është një qeveri cinike, barbare, kam frikë”, shtoi Johnson.

Më herët, SHBA lëshoi një paralajmërim të ngjashëm për përdorimin e mundshëm të armëve kimike ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!