Johnson: Plani i May për BREXIT, poshtërim moral dhe intelektual

schedule12:03 - 28 Shtator, 2018

schedule 12:03 - 28 Shtator, 2018

Ish ministri i jashtëm i Britanisë, Boris Johnson ka sulmuar përsëri kryeministren Theresa May dhe idenë e saj për një Brexit të butë me BE-në. Ai thotë se një marrëveshje e tillë është poshtërim moral dhe intelektual për Mbretërinë e Bashkuar.

Plani i pagëzuar “Chequers”, i kërkuar nga Tereza Mej për një Breksit të butë, paraqet poshtërim moral dhe intelektuale për Mbretërinë e Bashkuar dhe duhet të braktiset në favor të një strategjie të re që synon një marrëveshje divorci më të efektshme, të tipit vetëm tregtar, si ajo ekzistuese mes BE-së dhe Kanadasë. Kështu Boris Xhonson lëshon sfidën e tij për kryeministren dy ditë para fillimit të konferencës së përvitshme të Konservatorëve, kongresin e partisë qeveritare, të njoftuar si fillimi i një tjetër beteje të brendshme por edhe si një llogaridhënie.

Në një artikull të publikuar në faqen e parë të “Daily Telegraph”, ish ministri i jashtëm denoncon “dështimin kolektiv të qeverisë” në negociatat me Brukselin dhe “kolapsin e gatishmërisë së institucionit për të kryer vullnetin popullor” të shprehur në referendumin e 2016. Dhe propozon “një plan tjetër për Brexit”, të tij, bazuar në një vizion të qartë optimist për të ardhmen, por edhe në idenë e një tranzicioni më të gjatë, me shtyrjen e të paktën disa muajve të daljes aktuale të Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Plani i Johnson-it – i mbështetur menjëherë nga baza e deputetëve më euroskeptikë konservatorë – quhet “super Kanada” dhe synon në thelb të negociojë një marrëveshje të tregtisë së lirë me 27 vendet e Unionit, si dhe të jetë më i përforcuar se modeli që është në fuqi mes BE-së dhe Kanadasë. Por me “tarifa zero” reciproke dhe kërcënimi i qartë i Londrës për të mos paguar faturën e divorcit prej 43 miliardë euro që tashmë është rënë dakord në muajt e fundit në rast të refuzimit. Ndërsa për të ruajtur një kufi pa pengesa midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut, propozohet zhvendosja e kontrolleve doganore pas Brexit brenda territorit të Republikës. Në të njëjtën kohë, Johnson gjithashtu hap hipotezën e zgjatjes së periudhës së tranzicionit (me zgjatjen e Status Quo-së) përtej afatit të treguar deri në fund të vitit 2020./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!