Kryeministri Boris Johnson në mbledhjen e qeverisë britanike ditën e sotme ka thënë se aleatët duhet të shkojnë më tej në ofrimin e më shumë ndihmë ushtarake mbrojtëse për Ukrainën, raporton BBC.
Një zëdhënës i qeverisë thotë: “Kryeministri i bëri homazhe rezistencës së ashpër të popullit ukrainas përballë veprimeve brutale dhe çnjerëzore të regjimit të Putinit.”
Ai tha se veprimet e Putinit kishin kaluar tashmë pragun e barbarizmit dhe perëndimi nuk duhet të hezitojë të shkojë më tej në forcimin e sanksioneve dhe ofrimin e ndihmës së mëtejshme ushtarake mbrojtëse për Ukrainën. /abcnews.al