Situata në qeverinë britanike duket e tensionuar, pasi mëngjesin e së premtes dha dorëheqjen këshilltarja e kryeministrit dhe anëtarja e komisionit për çeshtjet gjinore, kulturore dhe median, Elena Narozanski.
Kjo është dorëheqja e pestë gjatë 24 orëve, pas dorëheqjes së dy këshilltarëve kryesorë të Boris Johnson. Dy këshilltarët që dhanë dorëheqjen janë: Shefi i shtabit Dan Rosenfield dhe nënkryetari i kuvendit Martin Reynolds.
Dorëheqjet e tyre ishin të pritshme, pasi të dy u akuzuan se nuk respektuan rregullat gjatë izolimit duke organizuar një festë vitin e kaluar në Downing Street. Gjithashtu të enjtën, drejtori i komunikimit Jack Doyle dha dorëheqjen dhe dorëheqja më e papritur ishte nga Mounira Merza, drejtoresha e politikave dhe sistemit për mirëqeverisje dhe një aleate e ngushtë Johnson që kur ishte kryebashkiak i Londrës.
Dorëheqja e Munira Merza është cilësuar nga shtypi britanik si një “goditje e madhe” për Johnson, pasi ajo ka qenë këshilltarja e tij më besnike për 14 vite. Ish-shefi ekzekutiv i Downing Street, Dominique Cummings, duke komentuar zhvillimet e së enjtes, tha se situata në qeverinë britantike duket si “fillimi i fundit” për kryeministrin britanik.
/abcnews.al