Johnson nis fushatën elektorale në Britaninë e Madhe

schedule11:55 - 6 Nëntor, 2019

schedule 11:55 - 6 Nëntor, 2019

Kryeministri britanik Boris Xhonson ka zyrtarizuar nisjen e fushatës elektorale duke prezantuar edhe platformën e konservatorëve. Ai akuzoi liderin e laburistëve Xheremi Korbin se është njësoj si Stalini.

Një manifest elektoral i përqendruar në premtimin për aktivizimin e Brexit pa asnjë shtyrje tjetër, por dhe mbi vullnetin për të përfaqësuar një alternativë ndaj laburistëve të Xheremi Korbin.

Është kjo platform e partisë konservatore britanike në kuiadër të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, e që u publikua në Daily Telegraf nga Boris Xhonson vetëm pak fillimit zyrtar të fushatës elektorale. Kryeministri britanik akuzon Korbi se urren të pasurit dhe ekonominë e tregut, si dhe që mbështet ekstremin e majtë në kufijtë e stalinizmit.

Xhonson thekson se tragjedia e partisë moderne laburiste nën drejtimin e Xheremi Korbin, është se urren promovimin e fitimit sa që sulmon dhe individë të vecantë, me një zili, dhe shpirt hakmarrjeje, i cili nuk shihej që në kohën kur Stalini persekutonte kulakët.

Për pjesën tjetër kryeministri britanik këmbëngul për daljen e menjëhershme nga Bashkimi europian si një hap i rëndësishëm për respektimin e referendumit të 2016-ës dhe për të lejuar vendin që të shohë përpara. Ai bëri apel që të mos votohet asnjë kandidat i cili është kundër Brexit, duke shtuar se nuk dëshironte zgjehdje të reja, por ishte e vetmja rrugë.

Kishte vetëm një mënyrë për të përfunduar Brexit, u shpreh ai, dhe ajo ishte t’u kërkoje njerëzve të ndryshojnë këtë parlament që po e bllokon.

Propozimi i liderit laburist Xheremi Korbin për një rinegociim me Bashkimin Europian dhe një marrëveshje e re për tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE, është jo reale.

Kështu u shpreh presidenti në largim i komisionit europian Zhan Klod Junker, duke sqaruar se i përket komisionit europian të vendosë nëse ka hapësirë për një marrëveshje të re apo jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!