Johnson: Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të tronditet e gjithë bota

schedule14:16 - 19 Shkurt, 2022

schedule 14:16 - 19 Shkurt, 2022

Nëse presidenti rus Putin pushton Ukrainën, e gjitha bota do të tronditet, tha në një deklaratë kryeministri britanik Boris Johnson.  Në fjalimin më të ashpër të mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Johnson tha:

“Nëse dialogu dështon dhe Rusia zgjedh të përdorë dhunën kundër një popullsie të pafajshme dhe paqësore në Ukrainë dhe të shpërfillë normat e sjelljes së qytetëruar midis shteteve dhe të shpërfillë kartën e OKB-së, atëherë është në interesin tonë kolektiv që ti tregojmë Rusisë të kundërtën.”

Johnson paralajmëroi nëse Putin do të pushtonte Ukrainën “lufta do të pasohej nga një periudhë e gjatë dhe e tmerrshme hakmarrjesh dhe kryengritjesh”, duke shtuar: “Prindërit rusë do të vajtojnë humbjen e fëmijëve,  të cilët në mënyrën e tyre janë po aq të pafajshëm sa ata.

“Pas një brezi lirie në Ukrainë, ne tani po shikojmë një brez gjakderdhjeje dhe mjerimi. Besoj se Rusia nuk do të kishte asgjë për të fituar nga kjo aventurë katastrofike por ka shumë për të humbur.”

 “Ajo që i duhet Europës është qëndrueshmëria strategjike”.

Kryeministri tha se një pushtim do të ishte një tronditje për të gjithë botën  duke përfshirë Azinë Lindore dhe Tajvanin.

Ne të gjithë kemi rënë dakord për të mbrojtur sigurinë e çdo vendi në Europë,” vazhdoi ai, duke thënë se rënia e murit të Berlinit ishte një moment i jashtëzakonshëm.

Vendet në zemër të kontinentit tonë “rifituan lirinë e tyre” dhe “të drejtën sovrane për të kontrolluar fatin e tyre dhe për të bashkëpunuar me aleatët e tyre. Ne nuk do të braktisim shpresën dhe impulsin e asaj epoke të mundësuar nga guximi i miliona europianëve.

Ai tha se Perëndimi nuk mund të lejojë që të mbyllen  dyert e NATO-s.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!