Johnson nën kritika të forta para Parlamentit

schedule07:21 - 1 Tetor, 2020

schedule 07:21 - 1 Tetor, 2020

Kryeministri britanik Boris Johnson së fundmi është përballur me kritikat e kryetarit të Dhomës së Komunëve për trajtimin me mospërfillje të deputetëve, pasi vuri në zbatim masa të forta kufizuese kundër COVID-it, pa u lejuar parlamentarëve mundësinë për t’i rishikuar.

Kryetar i Dhomës së Komuneve, Lindsay Hoyle kritikoi Johnson për hartimin e rregulloreve në mënyrë shumë të pakënaqshme. Në reagimin e tij Hoyle tha se disa prej masave kufizuese ishin bërë publike dhe u ishin dërguar ligjvënësve pak orë para se të hynin në fuqi dhe disa rregullore të tjera ishin paraqitur pasi ishin vënë në zbatim.

Ndër të tjera ai ka theksuar se këto akte tregojnë mungesë të plotë konsiderate për Dhomën e Komuneve. Gjithashtu kryetari arriti të mbajë nën kontroll një tentativë për rebelim brenda Partisë Konservatore të zotit Johnson, ku më shumë se 50 anëtarë kërcënuan se do të bashkoheshin me një lëvizje të opozitës që kërkonte autoritetet më të gjerë për të vendosur mbi masat në të ardhmen. Ligjvënësit e kanë akuzuar kabinetin qeveritar se po qeveris “me dekrete”.

Por ligjvënësit nuk patën mundësi të votonin për propozimin pas kryetari i dhomës vendosi se nuk mjaftonte koha për një debat të mirëfilltë mbi këtë temë. Ndërsa Johnson në një konferencë për mediat tha se qeveria nuk do të hezitojë të vërë në zbatim masa edhe më të forta kundër pandemisë nëse shihet si e nevojshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!