Johnson & Johnson së fundmi ka ndaluar përkohësisht testimin e një vaksine kundër sëmundjes COVID-19, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pjesëmarrës në testim.
Mediat e huaja bëjnë me dije se vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane është konsideruar si një nga kryesoret në mesin e disa vaksinave potenciale në botë.
“E kemi ndërprerë përkohësisht dozimin e mëtejshëm në të gjitha provat tona klinike, përfshirë fazën 3, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pacient pjesëmarrës në studim”,është shprehur kompania.
Sipas saj, pauzat e tilla janë normale gjatë testimit të mijëra njerëzve. Ndërkohë Johnson & Johnson nuk pranoi të japë hollësi për sëmundjen e pjesëmarrësit.
Në muajin shtator, kompania ka thënë se vaksina e saj eksperimentale kundër sëmundjes COVID-19 ka prodhuar reagim të fuqishëm imunitar gjatë testimit të fazës së hershme dhe të mesme./abcnews.al