Gjigandi farmaceutik Johnson & Johnson njoftoi të hënën se do të furnizojë Europën me 200 milion vaksina, përfshirë Norvegjinë dhe Islandën, në gjysmën e dytë të prillit.
Vaksina Johnson & Johnson u miratua nga Agjencia Europiane e Barnave – rregullatori mjekësor i BE – në 11 Mars, pas miratimit të vaksinave nga Pfizer-BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.
Në një deklaratë nga Johnson & Johnson, kompania tha se dorëzimi paraprak do të fillojë në prill deri në qershor, në përputhje me marrëveshjen e tyre me Komisionin Europian.
Njoftimi i J & J vjen mes zhgënjimit në rritje në Bruksel për një mungesë të furnizimit të vaksinave në bllok, veçanërisht për shkak të dështimit të AstraZeneca për të përmbushur detyrimet e saj kontraktuale – ndërsa vazhdon të përmbushë objektivat e Mbretërisë së Bashkuar./abcnews.al