Johnson flet në Parlamentin e Ukrainës: Vendi juaj do të fitojë dhe do të jetë i lirë

schedule14:06 - 3 Maj, 2022

schedule 14:06 - 3 Maj, 2022

Boris Johnson iu drejtua sot me një mesazh parlamentit të Ukrainës. Kryeministri britanik tha në Verkhovna Rada se Ukraina do të fitojë.

“Ukraina do të fitojë, Ukraina do të jetë e lirë”, tha ai. Kryeministri e cilësoi fjalimin si një “nder të madh”, duke thënë: “Përshëndes guximin me të cilin po takoheni, mënyrën se si keni vazhduar të takoheni, pavarësisht një sulmi barbar ndaj lirive tuaja”.

Johnson  tha se Mbretëria e Bashkuar do të bëjë çfarëdo që mundet për të kërkuar llogari nga Rusia për krimet e luftës në Bucha, Irpin dhe Hostomel.

“Kam ecur në rrugët e bukura të kryeqytetit tuaj dhe kam parë mjaftueshëm për lirinë e Ukrainës për të ditur se Kremlini po bënte një llogaritje të gabuar themelore, një gabim të tmerrshëm”, theksoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!