Johnson fiton votimin për shkeljen e Marrëveshjes së Brexit-it

schedule08:20 - 15 Shtator, 2020

schedule 08:20 - 15 Shtator, 2020

Kryeministri Boris Johnson ka foituar votimin e parë të disa votimeve në Parlament për planin e tij për të shkelur traktatin e Brexit-it.

Ndërkohë Johnson po përballet me një  rebelim në rritje mes ligjvënësve që thonë se shkelja e ligjit ndërkombëtar do të dëmtojë reputacionin e Britanisë.

Johnson, i cili ka një shumicë prej 80 vendesh në Dhomën e Komunave, siguroi miratimin e të ashtuquajturit votim paraprak të Projektligjit për Tregun e Brendshëm, me 340 pro dhe 263 kundër.

BE-ja thotë se projekt-ligji i kryeministrit Johnson do të prishë bisedimet tregtare dhe do ta çojë Mbretërinë e Bashkuar drejt një Brexiti të pakontrolluar, ndërsa ish-udhëheqësit britanikë kanë paralajmëruar se shkelja e ligjit është një hap që dëmton imazhin e vendit.

“BE-ja ende nuk e ka hequr atë fishek nga tavolina.Ajo që nuk mund të bëjmë tani është të tolerojmë një situatë ku homologët tanë të BE-së të besojnë seriozisht se kanë fuqinë për të shkatërruar vendin tonë,”, ka thënë Johnson.

Ndërkohë BE ka kërkuar që Britania të heqë pjesën kryesore të projektligjit deri në fund të shtatorit dhe se nëse nuk e bën një gjë të tillë, nuk do të ketë marrëveshje tregtare në fund të vitit që do të mbulonte gjithçka, nga pjesët e makinave e deri te ushqimi. e.su./abcnews.al