Kryeministri britanik, Boris Johnson e nisi fajlën e tij në Parlament me një falje, duke pranuar gabimet e tij dhe njoftoi ndryshimet për menaxhimin e mëtejshëm të pandemisë.
Boris Johnson po kalon periudhën më të stuhishme të mandatit të tij nga zbulimet që shkaktuan “cunami” te konservatorët, duke krijuar dy kampe. Të çarat në partinë konservatore mund të shihen nga fakti se një numër i konsiderueshëm deputetësh të saj shihen duke stigmatizuar lëvizjet e tij të fundit.
Para ligjvënësve, Johnson foli për keqmenaxhimin, teksa pranoi gjetjet e raportit Sue Grey, për festën në të cilën mori pjesë kryeministri.
Johnson thotë se ai pranon gjetjet e raportit dhe thekson: “Ne duhet ta shikojmë veten në pasqyrë dhe duhet të mësojmë”.
Johnson shtoi se “nuk ka kuptim të thuash se kjo apo ajo ishte brenda rregullave” ose se njerëzit po punonin shumë.
“Kjo pandemi ishte e vështirë për të gjithë”, shton ai. “Ne u kërkuam njerëzve në të gjithë këtë vend të bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme.”
Kryeministri thotë se e kupton zemërimin e njerëzve dhe “nuk mjafton të kërkosh falje”. g.v/abcnews.al