Johnson: Britanikët e vaksinuar me dy doza mund të udhëtojnë për pushime jashtë

schedule14:50 - 24 Qershor, 2021

schedule 14:50 - 24 Qershor, 2021

Kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se nuk e përjashton mundësinë e pushimeve jashtë vendit këtë verë, pasi qeveria e tij po shqyrton lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit për ata që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës COVID-19.

“Unë mendoj se i gjithë procesi ofron një perspektivë reale të hapjes për të udhëtuar, ” u tha Johnson gazetarëve.

I pyetur nëse do të udhëtonte jashtë vendit, Kryeministri Britanik u përgjigj: “Unë do të shoh se si do të veprojmë dhe natyrisht nuk e marr si të mirëqenë dhe as nuk e përjashtoj”.

Sipas asaj që ishte zbuluar në ditët e kaluara, qeveria e Johnson dëshiron t’i japë fund karantinës së detyrueshme të turistëve britanikë të vaksinuar plotësisht nga 19 korriku. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!