Joe Hart do ta vijojë karrierën në Premier League. Portieri 33-vjeçar ka nënshkruar për dy vite me Tottenham dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho. Klubi londinez e ka zyrtarizuar këtë lëvizje.
Welcome to Spurs, Joe Hart! ?#THFC ⚪️ #COYS pic.twitter.com/GAFCevjvg6
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) August 18, 2020
Hart vjet ishte pjesë e Burnley, ndërkohë që në shkuarën ka mbrojtur portën e Manchester City për nëntë vite. Gjithashtu ai ka luajtur edhe me West Ham United në Premier League, si dhe ka provuar një eksperiencë në Serie A me Torinon. /abcnews.al