Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden ka vizituar varrin e gruas së parë dhe vajzën e tij në 48-vjetorin e ndarjes së tyre nga jeta pas një aksidenti.
Neilia Biden dhe vajza 13-muajshe e çiftit, Naomi, u vranë kur makina e tyre u godit nga një traktor ndërsa ajo po çonte fëmijët të zgjidhnin pemën e Krishtlindjeve.
Ndërkohë, 78-vjeçari Biden, bashkë me gruan Jill Biden, vizituan sot varrezat jashtë Shën Jozefit në Kishën Katolike Romake Brandyëine në Wilmington, Delaware.
Bashkë me vajzën e tyre Ashley Biden dhe burrin e saj Howard Kerin, morën pjesë në meshën e mëngjesit para se të dilnin te varrezat. g.v/abcnews.al