Joe Biden: Putini është një diktator me ushtarë të çmendur

schedule18:19 - 4 Maj, 2022

schedule 18:19 - 4 Maj, 2022

Gjatë vizitës në një fabrikë armësh në Alabamë, armë të cilat aktualisht po përdorin ushtarët ukrainas, presidenti amerikan Biden e cilësoi homologun e tij rus Putin si një diktator me një ushtri të çmendur

“Një diktator me ushtarë të çmendur”.

Me këto fjalë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe  Biden etiketoi Vladimir Putin dhe ushtrinë e tij, gjatë një vizite në një fabrikë në Alabama e cila prodhon armë që aktualisht po përdoren nga ushtria ukrainase.

Lexo edhe: Putin i vendos kushte Perëndimit për fundin e luftës

Biden po ushtron presion në Kongresin amerikan që të miratojë një paketë ndihmash për Ukrainën, prej 33 miliard dollarësh.

Pa kursyer akuzat ndaj rusëve, kreu i Shtëpisë së Bardhë lavdëroi punëtorët e fabrikës, duke i thënë se po bënin të mundur që ukrainasit të mbroheshin. Ukrainasit të cilët sipas tij në shumë raste po tallen me ushtarët rusë.

Biden theksoi se nëse nuk shfaqet rezistencë ndaj diktarorëve , historia na mëson se do të vijnë të tjerë dhe uria e tyre për pushtet do të rritet vazhdimisht.

Lexo edhe:Investigimi nga Associated Press: Viktimat në teatrin e Mariupolit janë dyfish nga sa dinim deri tani

Nga ana e tij Vladimir Putin akuzoi perëndimin se është përgjegjës i përshkallëzimit të konfliktit për shkak të furnizimit me armë të Ukrainës.

Presidenti rus i bëri apel vendeve perëndimore që të ndërpresin furnizimin me armë, por dhe të ushtrojnë atë që Kremlini e cilëson si një “ndikim të denjë” ndaj Kievit, për t’i dhënë fund luftës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!