Joe Biden nis fjalimin në Belfast: Gjërat po ndryshojnë!

schedule14:11 - 12 Prill, 2023

schedule 14:11 - 12 Prill, 2023

Presidenti amerikan ndodhet në Universitetin Ulster në Irlandën e Veriut, pjesë e vizitës së tij të shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai nisi fjalimin, duke kujtuar vizitën e tij të fundit në vitin 1991, duke thënë se në atë vit nuk mund të ndërtoje dot një ndërtesë prej xhami në lagjen ku tani ndodhet Universiteti Ulster për shkak të problemeve.

“Gjërat po ndryshojnë”, tha Biden.

Ai falënderoi gjithashtu nikoqirët e tij për mirëpritjen në Belfast, duke shtuar se takimi me liderët e ndryshëm të partive në Irlandën e Veriut ishte i mrekullueshëm. Biden gjithashtu përmendi edhe nënshkrimin e marrëveshjes historike të së Premtes së Mirë 25 vjet më parë këtë javë.

“Me mijëra familje ishin prekur nga telashet, humbjet ishte të vërteta, dhimbja ishte personale. Çdo person që u vra la një vend të zbrazët në dhomën e ngrënies.”

Paqja nuk ishte e pashmangshme, ne nuk mund ta harrojmë kurrë këtë,” tha Presidenti Biden.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!