Presidenti amerikan, Joe Biden shkoi në Kështjellën ëindsor sot ku u prit me nderime nga Mbreti Charles III. Presidenti amerikan vizitoi Gardën e Nderit ndërsa shoqërohej nga monarku britanik.
Sipas mediave britanike, në fokus të diskutimit kanë qenë ndryshimet klimaterike dhe zhvillimet e luftës në Ukrainë. Më herët, presidenti amerikan u prit edhe nga kryeministri Rishi Sunak.
Presidenti Biden i tha Sunak se marrëdhëniet SHBA-Mbretëria e Bashkuar janë “të forta”, ndërsa kryeministri britanik i përshkroi kombet si “dy nga aleatët më të fortë” në NATO./abcnews.al