Joe Biden hyn në histori, zgjedh një grua me ngjyrë si kandidate për nën presidente

schedule22:32 - 11 Gusht, 2020

schedule 22:32 - 11 Gusht, 2020

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka zgjedhur senatoren Kamala Harris si kandidate për nën presidente në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ajo është gruaja e parë me ngjyrë që zgjidhet për të garuar për këtë post. Kamala Harris lindi në Oakland të Kalifornisë nga dy prindër emigrantë, nëna me origjinë indiane dhe babai me origjinë nga Xhamajka.

Harris, dikur rivale e Bidenit në garën për pozitën kryesore në Shtëpinë e Bardhë, është konsideruar për kohë të gjatë si politikane që do të mund të garonte me ish-nënpresidentin amerikan.

Harris, 55-vjeçare, që fillimisht është parë si figurë që rritej shpejt brenda Partisë Demokratike, pati hequr dorë nga gara për presidente në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Biden, që ka shërbyer si nën-president gjatë udhëheqësisë së ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ishte zotuar se do të përzgjedhtë një grua për pozitën e nën-presidentes.

Biden do të përballet me Presidentin Donald Trump në zgjedhje në 3 nëntor. Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, do të vazhdojë të garojë me Trumpin për një mandat të dytë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!